TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 20:40

Sulmi me armë në Shkodër, flet drejtori i policisë: Po pyesim të plagosurin për të zbuluar shkaqet e ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me armë në Shkodër, flet drejtori i policisë: Po

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj, ka folur për ngjarjen e sotme, ku u qëllua me armë ndaj një automjeti. Për pasojë mbeti i plagosur Selami Brahimi.

Sulaj tha se ende po hetohet mbi shkaqet e ngjarjes, teksa po pyetet i plagosuri dhe po shihen kamerat e sigurisë në zonë.

Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabije” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si edhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, tha ai.

Lini një Përgjigje