TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shkurt 2024, 21:59

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, dy të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, dy të

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Kanali Cukës”, ku për pasojë kanë mbetur tëplagosur dy persona. 

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjet, ndërkohë plagosurit janë dërguar në spital për të marrë shërbim mjekësor.

"Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetin “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

aksident

Lini një Përgjigje