TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 18:19

Qëlloi për vdekje londinezin, shpallet në kërkim shqiptari; policia britanike: Person me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti
Qëlloi për vdekje londinezin, shpallet në kërkim shqiptari;
Arlind Hashani

Një 20-vjeçar shqiptar i identifikuar si Arlind Hashani është shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një të riu në 29 dhjetor të vitit të kaluar në Londër.

Dyshohet se viktima e Ahmed Jama u qëllua me thikë në Abbey Estate pranë St John’s Wood. Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital, nuk dot arrit dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Mediat britanike raportojnë se fillimisht për vrasjen e të riut, u arrestua një 25-vjeçar, por hetimet e kryera, zbuluan se pas krimit të rëndë qëndronte shqiptari Arlind Hashani.

Ndërsa inspektori i policisë Neil Rawlinson tha për mediat se është e nevojshme urgjentisht që të zbulohet vendndodhja e shqiptarit, për shkak të rrezikshmërisë së tij.

“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar”, tha oficeri i policisë.

Lini një Përgjigje