
Ditën e sotme u regjistrua një aksident fatal në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbi jetën një 4-vjeçar. 2 automjete, njëra që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjera qe drejtohej nga një 38-vjeçar u përplasen në vendin e quajtur Pulaj-Plazh. Fatkeqësisht nga kjo përplasje e 2 automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, që udhëtonte në një prej makinave.
Sipas dyshimeve të grupit hetimor, aksidenti është shkaktuar nga e afërmja e të miturit, e cila ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër. E afërmja e 4-vjeçarit ka tentuar të frenojë, por fataliteti rezultoi i pashmangshëm.
Ndërkohë që mësohet se i mituri ndodhej në pjesën e pasme të makinës, i pasiguruar me mekanizmat e mbajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda automjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje