TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 15:30

Dorjo Duka humbi jetën në aksidentin tragjik, 45-vjeçari italian nën efektin e alkoolit dhe drogës

Shkruar nga Pamfleti

Dorjo Duka humbi jetën në aksidentin tragjik, 45-vjeçari

Detaje të reja janë publikuar nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 30-vjeçari shqiptar Dorjo Duka.

Italiani 45-vjeçar i jepte makinës nën efektin e kokainës dhe alkoolit të dielën e 21 Janarit, kur përfundoi në korsinë tjetër të rrugës në Pontebbana të Pordenones, duke i marrën jetën të riut shqiptar dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Nga përplasja e dy makinave ‘kokë më kokë’, i plagosur mbeti edhe kushëriri i Dukës. Sipas mediave italiane, 25-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe ndodhet në terapi intensive.

Mësohet se të mërkurën mjekëve iu desh të kryenin me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të komplikacioneve. Duka kishte shkuar në Itali të premten, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij. Ai kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.

Mes dhimbjes për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë dhe ankthit për fatin e 25-vjeçarit, familjarët tërhoqën të mërkurën trupin e pajetë të 30-vjeçarit. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të premten.

Lini një Përgjigje