TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 13:16

Kunata në mes, shtohet misteri për vrasjen e Bledar Dedjas në Itali me 20 thika

Shkruar nga Pamfleti

Kunata në mes, shtohet misteri për vrasjen e Bledar Dedjas në

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes makabre të shqiptarit Bledar Dedja në Itali.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u  gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, Mercedesi i bardhë, i cili u gjet 100 metra larg trupit të viktimës.

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura.

Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo.

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

 

 

bledar dedja itali

Lini një Përgjigje