TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 10:29

Organizimi i atentatit ndaj Xhevdet Plakut, Apeli lë në burg ish-drejtorin e Policisë Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, dhe Algert Rapi

Shkruar nga Pamfleti

Organizimi i atentatit ndaj Xhevdet Plakut, Apeli lë në burg

Apeli ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-zyrtarin e Policisë Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, dhe Algert Rapi.

Sipas Prokurorisë gjatë kohës që ish-zyrtari i policisë Dedan Gjoni ka qenë më detyrë në Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Arapin për të nxjerrë në pritë me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.

Kujtojmë se Dedan Gjoni është në akuzë për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe 'Shpërdorim detyre'.

Hetimi nisi nga holandezët të cilët përgjuan Dejvi Gjermënin që po hetohej në Holandë për shtëpi hashashi.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

xhevdet plaku dedan gjoni rexhep arapi algert arapi

Lini një Përgjigje