TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 10:14

Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Atentat në Greqi, plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi.

Një shqiptar 43 vjeç është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makinë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23.30 të mbrëmjes, kur shqiptari është goditur 3 herë me armë zjarri nga brendësia e një automjeti ngjyrë e zezë, e cila është larguar më pas me shpejtësi.

Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios.

Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

atentat greqi shqiptar arme zjarri

Lini një Përgjigje