TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 11:38

“Tempulli 2”/ U kapën me drogë, gjykata e Korçës lë në burg 32 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

“Tempulli 2”/ U kapën me drogë, gjykata e

Ditën e sotme po mbahen seancat gjyqësore në disa qytete të vendit për të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”.

Në të gjithë vendin pati 273 të arrestuar, ndërsa ditën e djeshme në Tiranë u lanë në burg 46 nga 48 të arrestuarit, pasi 2 gra u lanë në arrest shtëpie.

Sot vijojnë seancat gjyqësore në Elbasan, Korçë dhe Durrës. Ndërkohë, gjykata e Korçës ka vlerësuar të ligjshëm masën e arrestit me burg për të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” në këtë qytet.

Konkretisht në Korçë janë lënë në burg të arrestuarit:

Nikolin Kapurani; Eleni Bregu; Mikel Rënxa; Olger Çekiçi; Fadil Shuli; Robert Kurta; Korado Qitan; Artiel Çikopana; Juxhers Laze; Amarildo Muçollari; Rolando Kuro; Lodian Tahir; Emiljan Gjika; Nikolin Ciko; Ilirjan Gjika; Elton Sovjani; Kostandin Mucelli; Elis Gjergaj; Adi Nure; Jani Tollozhina; Franci Naçollari; Xhuljano Myftarbej; Urim Rusi; Jorgo Caro; Olger Plasa; Ledion Duro; Danjel Nako; Xhuliano Kondillari; Amarildo Alush; Gentian Valeni; Sotiraq Nikolla; Dhori Janko.

Lini një Përgjigje