TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 13:47

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, lirohen nga qelia policët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, lirohen nga qelia policët

Pak ngjarjes së rëndë, që alarmoi sistemin e burgjeve dhe autoritetet shtetërore, u arrestuan drejtori i burgut, por edhe punonjës policie.

Policët e burgut të Peqinit, të cilët ishin arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit janë lënë të lirë. Vendimi u dha nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak kohë më parë në ambientet e këtij burgu të sigurisë së Lartë me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Lleshin, teksa ky i fundit ishte në qeli dhe plagosi shokun e tij të dhomës, Indrit Shaqjan, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Pak ngjarjes së rëndë, që alarmoi sistemin e burgjeve dhe autoritetet shtetërore, u arrestuan drejtori i burgut, por edhe punonjës policie.

Për shpërdorim detyre u ndaluan:

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Vrasja e Arben Lleshit

Ekzekutimi i të dënuarit përjetë, Arben Lleshi, në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ka shokuar opinionin publik. Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pasi jo pak herë erdhën sinjale nga ky burg për protesta dhe kërcënime me greva urie për shkak të kushteve jo të mira që kanë të burgosurit në atë vend të vuajtjes së dënimit.

Ekzekutimi është bërë në mënyrë mafioze, ndërsa ende mbetet mister mënyra se si është futur arma brenda atij burgu.

Vrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm nga autoritet angleze për vrasjen e Agim Hoxhës në vitin 2012, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një automjeti.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi.

Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.

Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

vrasja e arben lleshit

Lini një Përgjigje