TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 14:10

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër – Velipojë, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën pasi u përplasën 2 automjete.

Sipas policisë automjeti i drejtuar nga një 22 vjeçare është përplasur me automjetin e 38 vjeçarit.

Dy drejtuesit e automjeteve janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje