TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 17:39

I dha fund jetës, ky është komisari që qëlloi vetën në zyrë; sot ju komunikua shkarkimi nga detyra

Shkruar nga Pamfleti

I dha fund jetës, ky është komisari që qëlloi

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku një efektiv policie vrau veten me armën e shërbimit.

Ai është Arben Pjeçi, me detyrën nënkomisar. Pjeçi me origjinë nga Elbasani, rezulton se ka mbaruar Shkollën Skënderbej dhe prej 35 vitesh ka ushtruar detyrën e efektivit, sidomos në policinë kufitare. Ai është baba i një vajze dhe një djali.

Dyshimet janë se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një masë shkarkimi për të. Sot i është komunikuar largimi nga uniformat blu dhe oficeri ka qëlluar veten brenda zyrës.

I dha fund jetës, ky është komisari që qëlloi

 

Lini një Përgjigje