
Policia Rrugore e Tiranës ka “mbytur” në gjoba shoferët e kryeqytetit. Në vetëm 3 ditë janë vënë mbi 5 mijë gjoba.
Konkretisht, Policia Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 5300 drejtues automjetesh pasi kanë kryer parakalime të gabuara, drejtim të automjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim i celularit apo mosvëndosje e rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë arrestuar:
4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;
3 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje;
2 shtetas të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore;
1 shtetas i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike;
1 shtetas u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike.
Lini një Përgjigje