TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2025, 13:31

Aksident në aksin Pogradec-Lin, plagoset pasagjerja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Pogradec-Lin, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra. Raportohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje