
Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani. Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.
I afërmi i Fatmirit deklaroi se ai është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.
Nëna e Erjon Pelivanit, e cila u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari ka deklaruar se vajzat e autorit se viktima e kishte përdhunuar që nga mosha 9-vjeçare janë gënjeshtra.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se në telefonin e djalit të saj të ndjerë nuk është gjetur asnjë lidhje me vajzën e autorit.
“Ajo tha sikur kishte marrëdhënie me djalin tonë, por në telefon djalin tonë nuk i doli asnjë lidhje me atë vajzën e tij. Të gjitha gënjeshtra, nuk doli asgjë, me kë u lidh dhe se ça bëri di ajo, dhe ia hodhi djalit tonë.
Të gjitha të falsifikuara, u zbërthyen telefonat, i vajzës dhe i djalit tim. Telefoni është akoma në polici, se e kërkova si nënë se dua ta kem si kujtim, u zbërthye u bë fije fije dhe nuk u gjet asgjë djalit, asnjë kontakt me atë vajzën, bëri çfarë bëri ajo e di. I bëri sikur gjoja i kishte me djalin tonë”, tha nëna e viktimës.
Ajo shtoi se ditën kur varrosi të birin, Erjon Pelivani, nuk e lejuan ta shihte, duke shtuar se kur pa foton ditën e gjyqit pa që kokën ia kishte bërë copë copë.
“Më thanë nuk do ta hapim arkivolin, kur e pashë ditën e gjyqit në fotografi ia kishte bërë kokën copë copë. E çuam djalin për ndihmë ai na e vrau”, u shpreh ajo mes lotësh.
Lini një Përgjigje