TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2025, 16:15

Sherr me thika në Milot, plagoset një 30 vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Milot, plagoset një 30 vjeçar

Një sherr mes disa personash ka ndodhur mesditën e sotme në Milot. Mësohet se një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy vëllezër dhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë 30-vjeçari i cili është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dy vëllezërit dhe një person tjetër, të cilët kanë plagosur me thikë shtetasin me iniciale A.A., 30 vjeç. Ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e konfliktit. 

"Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje