TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2025, 15:16

Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 4 të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti
Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Xhevdet Plaku, Dedan Gjoni dhe Rexhep Rapi

Apeli i Posaçëm ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për Dedan Gjonin, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin dhe 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Aksioni

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë Rexhep Rapin, personin e njohur si “i forti i Sukthit”, me nofkën Kep Arapi vitin e shkuar. Gjatë një operacioni në Durrës janë arrestuar edhe nipi i tij si dhe ish-punonjës policie.

Arapi, dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje me ish-shefin e Komisariatit numër 6 të Policisë, Dedan Gjoni. Ky i fundit, ka dalë si pjesë e përgjimeve të dekriptimit të aplikacionit Sky ECC, ku një grup kriminal me pjesëmarrës Ervin Matën dhe Erzen Breçanin, ra në rrjetën e drejtësisë shqiptare.

Sipas të dhënave, Gjoni ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit. Ai e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal, duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të.

Lini një Përgjigje