
Mes të ndaluarve është edhe Maks Lika.
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor që u zhvillua pasditen e sotme në Elbasan, ku janë shoqëruar 11 persona.
Mes të ndaluarve është edhe Maks Lika, ky i fundit është i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Po ashtu Lika është i akuzuar për disa grabitje.
Gjatë momentit të aksionit të policisë, në ambientet e lokalit kanë qenë një numë ri madh personash, ndërsa mësohet se ka pasur kundërshtime dhe konfrontime fizike me policinë.
Ndërkohë mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu.
Ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara.
Po ashtu gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri.
Aksioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një lokal të njohur përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.
Elbasani, njihet si zonë e kontrolluar nga krimi, ku herë pas here janë zhvilluar aksione të befasishme.
Edhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se shumicën e vrasjeve i ka kryer pikërisht në këtë qytet.
Kujdes me kto deklarata
Maks Lika osht njeri i ndershem dhe jo grabites keshtu e njofim
Patjeter qe p, dhe te gjitha keto jane mashtrrimet e shtetit