TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 15:40

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në pranga dy shtetase kolumbiane, në kërkim “koka” e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në pranga dy shtetase

Policia e Durrësit me anë të operacionit “Storm 9”, ka goditur grupin kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim prostitucioni.

Në pranga kanë rënë dy shtetase kolumbiane dhe dhe është shpallur në kërkim ‘koka’ e grupit.

Policia njofton në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale.

Ai akuzohet për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Ato akuzohen për “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia ka nisur procedim penal edhe për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu, janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë, M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit në apartamentin e përdorur për veprimtarinë e paligjshme, u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, pesë celularë dhe pasaportat e dy shtetaseve të arrestuara.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të rrjetit kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Lini një Përgjigje