TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 15:28

Detaje nga sherri me thika mes të rinjve në Bathore, arrestohen dy prej tyre

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga sherri me thika mes të rinjve në Bathore, arrestohen dy

Pesë të rinj janë plagosur mbrëmë në zonën e pedonales në Bathore.

Shkaku i përplasjes ka qenë një debat për motive të dobëta.

Ditën e sotme, policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy prej të rinjve, njëri prej të cilëve është i mitur, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

-E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje, te pedonalja e Bathores, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Efektivët kanë sekuestruar një mjet prerës në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje