TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 11:57

‘Vrasja e funksionarëve publikë’, një tjetër personazh i krimit ekstradohet nga Dubai (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

‘Vrasja e funksionarëve publikë’, një tjetër

Një tjetër personazh i botës së krimit shqiptar pritet të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai.

Bëhet fjalë për shtetasi Amar (Dritan) Shkëmbi, ndaj të cilit 3 vite më parë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për një seri veprash të rënda penale.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi paraprakisht Policia e Shtetit.

Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plaurend Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Aktualisht procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit, është pezulluar me 1 vit në Gjykatën e Posaçme për shkak se ai ishte në kërkim. Ndërkohë me ardhjen e tij, automatikisht procesi i pezulluar riçelet duke vijuar gjykimi.

Në këtë dosje penale me Nr.184/1 janë bashkë të pandehur dhe Endrit Sinani, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

Sipas dosjes hetimore që SPAK ka çuar në gjykatë, sulmin me armë që iu bë në 20 qershor të vitit 2019, Plaurent Dervishaj, ky i fundit nuk e harroi lehtë, por brenda vitit, e ktheu në motiv të hakmarrjes së tij, ndaj personit të vetëm që ai dyshonte, të fortit të Shijakut, Aleksandër Laho.

Dy miqtë të cilët kishte në “Range Rover”, Julian Meçja dhe Bashkim Haxhija, i përdori në të paktën 3 plane për të vrarë Lahon, të njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.

Sipas SPAK, Plaurent Dervishaj, ish-pjesëtari i bandës së Durrësit, drejtoi një grup kriminal me 10 persona për të vënë në zbatim planin e vrasjes.

Më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit “Rrumit” iu bë pritë në atentat teksa udhëtonte në makinën e ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Të dy mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht plumbat i morën jetën shoferit, Andi Maloku, një të riu 29-vjeçar nga Fushë-Kruja.

 

Lini një Përgjigje