TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 09:43

Trafikoi 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, bossi i “Cinco-s” kërkon ndryshim të masës së sigurisë: Jam sëmurë

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, bossi i

Ermir Ndreaj, i njohur si ish pronar i “Cinco Cavalli”, ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigursë në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se Ndreaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej korrikut, kërkon ndryshim të masës për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

Kujtojmë se Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e arrestit në burg për vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj dhe Plarent Dervishajn, të akuzuar për trafikun e 6 tonëve drogë me vlerë 411 milionë euro. Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. 

Në pranga u vunë vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmeni Ermir Ndrejaj, Ilir Lloshaj, ndërsa dy të akuzarve te tjerë  Erion Alibej dhe Plarent Dervishajt iu komunikua masa nga qelia, pasi të dy ndodhen në paraburgim nën akuzë për një tjetër dosje, atë të Plumbit të Artë.

Ermir Ndreaj njihet për jetën e tij luksoze, pasi është pronar i disa kompanive dhe restoranteve të luksit. Ai ka qenë pronar i “Cinco Cavalli”, një ndër klubet më të njohura të jetës së natës. Ndërsa Klevis Hoxhosmani përflitet në media për lidhjen e tij me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu. 

SPAK e zbërtheu grupin kriminal në saj të komunikimeve në Sky Ecc dhe Encrochat. Ishte hetimi që Prokuroria e Posaçme kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja që çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën. 

Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. 

SPAK ka të dokumentuar aktivitetin e tyre kryesisht në vitin 2020 ku tonelata droge kanë kaluar nga Ekuadori për në vendet e BE. Një ndihmë për zbardhjen e aktivitetit të  grupit ka dhënë edhe bashkëpuntori i drejtësisë Erjon Alibej, edhe ky pjese e ketij grupi. 

Lini një Përgjigje