TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Tetor 2025, 20:00

Sherr me thika dhe sende të forta në Tiranë, plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika dhe sende të forta në Tiranë, plagosen 5 persona

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Bathores. Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sherrit.

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, 5 personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe po marrin mjekim. Sipas policisë, përveç thikave, në konflikt janë përdorur edhe sende të tjera të forta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje lidhur me ngjarjen.

"Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje