
Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale.
Një sherr mes disa të miturve është shënuar mbrëmjen e sotme në Bathore në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur 5 prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores.
5 personat që janë plagosur kanë përfunduar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.
Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar personat e tjerë ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.
“Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.
Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia.
Lini një Përgjigje