TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 07:34

E kërkuar për vrasjen e Nikulajt, britanikja frikë nga hakmarrja; Gjykata ndalon zbulimin e vendndodhjes

Shkruar nga Pamfleti

E kërkuar për vrasjen e Nikulajt, britanikja frikë nga hakmarrja;

Harriet Bridgeman është larguar nga shtëpia e saj dhe jeton në një hotel buzë detit mes shqetësimeve se mund të jetë shënjestër e hakmarrjes, ndërsa po kundërshton mundësinë e ekstradimit, si e dyshuar se ishte pjesë e një 'skuadre vrasësish'…

Një nënë britanike e kërkuar në Shqipëri me dyshimet se ishte pjesë e një "skuadre vrasësish" po lufton kundër ekstradimit nga një vendndodhje sekrete mes frikës së një sulmi të mundshëm hakmarrës.

Harriet Bridgeman, 30 vjeç, thuhet se është paraqitur si turiste, së bashku me tre të bashkëpandehur, ndërsa dyshohet se ata ishin regjistruar në një hotel me pesë yje në pronësi të shënjestres së tyre, Ardian Nikulaj.

Ata akuzohen se kanë monitoruar lëvizjet e Nikulajt, teksa bisedonin me gruan e tij.

Një tjetër anëtar i dyshuar i bandës hyri në restorantin e hotelit dhe e qëlloi gjashtë herë nga afër disa ditë më vonë. Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë të incidentit të prillit 2023 kapën momentin kur personi i armatosur nisi sulmin me një pistoletë automatike të prodhimit sovjetik përpara se të ikte.

Bridgeman tani jeton në një hotel bregdetar, pjesë e së cilës janë edhe një palestër, spa shëndetësore, pishinë e brendshme dhe restorante, nën një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00. Ajo u lirua me kusht pasi babai i saj pagoi një garanci prej 20,000 £ në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminster.

Një zyrtar i gjykatës konfirmoi se gjykatësi i rrethit Michael Snoë ndaloi publikimin e vendndodhjes së Bridgeman për ta mbrojtur atë nga një "sulm hakmarrjeje" i mundshëm. Bridgeman është e lirë të bashkohet me familjet dhe të persona të tjerë që nuk kanë idenë se ajo dyshohet se ka qenë pjesë e një skuadre vrasësish që planifikoi vrasjen me gjakftohtësi.

E kërkuar për vrasjen e Nikulajt, britanikja frikë nga hakmarrja;

Të dyshuarit e tjerë janë Steven Hunt, 51 vjeç, dhe Thomas Mithan, 37 vjeç, nga Bristoli, dhe trafikanti i dënuar i drogës Harry Simpson, 34 vjeç, nga Abbey Ëood, në jug të Londrës. Prokurorët shqiptarë pretendojnë se njëri prej tyre i dha sinjal personit të dyshuar për të sulmuar.

Edmond Haxhia, 40 vjeç, një britaniko-shqiptar, akuzohet për organizimin e vrasjes si pjesë e një gjakmarrjeje 25-vjeçare midis të afërmve të tij dhe atyre të viktimës, e cila dyshohet se lindi nga një vrasje tjetër në vitin 1997.

Duke zgjatur gati tre dekada, kjo ngjarje ka çuar tashmë në shtatë vrasje dhe dyshohet se ka filluar në një grindje për para. Bridgeman, Hunt, Mithan dhe Haxhia u arrestuan me urdhër-arresti ndërkombëtar nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar brenda pak ditësh nga vrasja.

Gjykata vendosi një bllokim për publikimin e adresës së Bridgeman për shkak të shqetësimeve për mirëqenien e saj. Të pestë mohojnë akuzat kundër tyre dhe kundërshtojnë ekstradimin në një seancë dëgjimore në gjykatën e magjistratëve. i dyshuari për armëmbajtje, Ruben Saraiva, një banor britanik i lindur në Portugali, është tashmë në Shqipëri në pritje të gjyqit për vrasje pasi u arrestua në Marok, ku dyshohet se arriti pas sulmit.

Në gusht të vitit të kaluar, pas seancës së plotë dëgjimore për ekstradim, gjykatësi i rrethit Daniel Sternberg tha se Bridgeman, Mithan, Simpson dhe Haxhia duhet të dërgohen në Shqipëri.

E kërkuar për vrasjen e Nikulajt, britanikja frikë nga hakmarrja;

Ai tha në gjykimin e tij: "argumenti i Qeverisë së Shqipërisë është se Edmond Haxhia organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt nga Reuben Saraiva më 19 prill 2023 dhe se personat e tjerë të kërkuar, Steven Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simpson, ishin të përfshirë në vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës në ditët para të shtënave, dhe në rastin e Simpson në ditën e vetë të shtënave, dhe se secili prej tyre luajti një rol në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes."

Të pesë personat ende nuk janë ekstraduar, pasi kërkuan të përmbysin vendimin në një seancë dëgjimore tre-ditore në Gjykatën e Apelit që filloi një javë më parë. Në gusht, Ministria e Brendshme pranoi para zyrtarëve shqiptarë se kishte bërë një gabim potencialisht serioz që mund të çonte në rrëzimin e procedurave.

Urdhri i ekstradimit thoshte se të gjithë të dyshuarit ishin akuzuar në Shqipëri për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municionit, si dhe për vrasje. Megjithatë, në shtator 2023, autoritetet shqiptare i hoqën akuzat për armë zjarri, duke i zëvendësuar ato me akuzat për "vrasje me paramendim".

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i kërkoi Shqipërisë të jepte një garanci me shkrim në lidhje me akuzat që do të përballeshin të dyshuarit, në një përpjekje për të ndaluar shfrytëzimin e gabimit nga avokatët e tyre. Kuptohet që Shqipëria e ka dhënë këtë garanci përpara seancës së apelit të kësaj jave. /Përshtatur nga Mirror/

Lini një Përgjigje