TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Tetor 2025, 10:15

Asgjësohen mbi 4000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Asgjësohen mbi 4000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen

Pesë kryetarë fshatrash të qarkut Shkodër do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre pasi policia zbuloi 4 mijë bimë kanabisi dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

"Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, vijojnë me intensitet kontrollet në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;

-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe "Moskallëzimi i krimit”, për  kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K..

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër", njofton  policia.

Lini një Përgjigje