
Dy eksponentë të njohur të botës së krimit janë arrestuar në Elbasan.
Policia ka zhvilluar një aksion blic ditën e sotme në Elbasan, ku ka arrestuar dy eksponentë të njohur të botës së krimit.
Aksioni mësohet se është zhvilluar rreth orës 15:30, në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.
Forcat policore kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët e krimit.
Më pas kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve.
Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.
Elbasani është një qytet që prej vitesh po përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.
Lini një Përgjigje