TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 22:25

Policia kufitare kontroll të imtësishëm në Portin e Vlorës, radhë kilometrike për tu imbarkuar në traget

Shkruar nga Pamfleti

Policia kufitare kontroll të imtësishëm në Portin e

Policia kufitare e Portit të Vlorës ka ushtruar kontrolle të imtësishme të automjeteve, kjo ka shkaktuar radhë të gjata makinash për t’u larguar nga Shqipëria.

Në port vijon ende fluksi i largimeve, ku shihet radha e gjatë e mjeteve në pritje për t'u imbarkuar në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

535 pasagjerë, 114 automjete dhe tre autobusë regjistrohen këtë mbrëmje. Kontrolli i Policisë Kufitare ka sjellë vonesa tek pasagjerët. Zyrtarisht trageti duhet të niset në 11:00, por vonesat për shkak të kontrolleve mund të shkaktojnë edhe shtyrjen e orarit të nisjes së tragetit.

Policia kufitare kontroll të imtësishëm në Portin e

Kontrolleve në portin e Vlorës nga Policia Kufitare nuk i ka shpëtuar as makina e funeralit. Prej rreth 1 ore, automjeti i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm për fshehje të lëndëve narkotike.

Makina, e cila do niset për në Itali për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje, është bërë pjesë e dyshimeve. Ende nuk dihet nëse është gjetur apo jo lëndë narkotike.

Lini një Përgjigje