
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Genova të Italisë ku dy motra u hodhën nga dritarja e katit të 4-t, njëra humbi jetën dhe tjetra ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Një grua 32-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa tjetra, 36 vjeç, mbeti e plagosur rëndë. Të dy u hodhën nga kati i katërt i një pallati në Genova.
Ato janë dy motra me kombësi shqiptare. Tragjedia ka ndodhur përpara syve të fqinjëve të cilët kanë dëgjuar zhurmën e rënies së gruas së parë në oborrin e brendshëm dhe kanë thirrur për ndihmë, duke u përpjekur më kot të shpëtojnë të dytën.
E para që u hodh ishte Axhere Gjoni dhe pas pak u hodh edhe motra e saj e madhe. E para nga dy femrat po ndahej nga i shoqi.
Më 10 janar gjykata do të vendoste për kujdestarinë e fëmijëve . Ndoshta gruaja kishte frikë se mos humbiste fëmijët e saj nga 3 deri në 9 vjeç. Katër fëmijët e vegjël ndodheshin në shtëpi, pikërisht ata me ndihmën e zjarrfikësve hapën derën e cila ishte e mbyllur nga brenda.
Sipas gazetave lokale, gruaja ishte ndarë nga burri i saj dhe në të kaluarën e kishte denoncuar për keqtrajtim. Mirëpo, burri i dënuar me 8 muaj burg, mëngjesin e sotëm nuk ishte afër shtëpisë. Ai gjithashtu do të kishte një ndalim për t'iu afruar shtëpisë, i cili skadoi në muajt e fundit. Motra e madhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spitalin e San Martinos.
Referuar mediave lokale, Axhere Gjoni, një ditë para vetëvrasjes, ka shkruar një mesazh në arabisht në rrjetet sociale, duke pritur gjestin: “ Zoti më pret ”.
Lini një Përgjigje