
Gjykata ka nxjerrë nga qelia "të fortit" e Durrësit, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie dy vëllezërit Kreshik dhe Erneo Farruku, kokat e “Klanit Farruku”.
Të shumëkërkuarit u vetëdorëzuan në komisariatin e Durrësit pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge.
Farruku është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale. Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.
Farruku u vetëdorëzua mbrëmë rreth orës 22:00 në policinë e Durrësit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai kërkohet nga shteti italian për qëllime ekstradimi.
Emri i Kreshnik Farrukut doli së fundmi edhe në përgjimet e Sky Ecc në dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas. Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.
Kujtojmë se në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 27 pasuri të këtij klani, të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut.
Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete dhe biznese. Pasuritë janë sekuestruar për arsye të dyshimeve se janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.
Dy vëllezërit drejtonin klanin Farruku, grup që u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës. Në megaoperacionin e 2023 u kap 2 ton kokainë që dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do futej në Spanjë. Kreshnik Farruku Budlla është shqiptari me 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë dhe me pasuri mbi 1 milion euro.
Lini një Përgjigje