TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 14:48

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia, reagon policia: Dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku janë vetëdorëzuar

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia,

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vetëdorëzimin e vëllezërve të shumëkërkuar Kreshnik dhe Erneo Farruku.

Sipas policisë, dy vëllezërit të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge janë vetëdorëzuar në komisariatin e Durrësit. 

Kreshnik Farruku është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.

Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasit K. B. alias K. F.(K.), 51 vjeç dhe E. F., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Këta 2 shtetas janë vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre, në Itali", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje