TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 16:05

Detaje nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, autori përzuri të motrën nga shtëpia kur mësoi për lidhjen me Ramazanin

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, autori përzuri

Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 33-vjeçarit Ramazan Maraj në Dragoç të Shkodrës. Autori i ngjarjes Arjon Hasaj, kishte dyshime se 33-vjeçari e kishte ndarë motrën e tij nga 2 marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët.

Dyshimet janë se Mataj ka pasur marrëdhënie intime me vajzën, ndërsa burime për “Report Tv”, bëjnë me dije se në një rast Arjoni i ka gjetur të dy bashkë dhe për këtë arsye, prej kohësh, nuk e pranonin në shtëpi të motrën.

Ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj, nuk ka duruar më dhe ka marrë vendimin për të eleminuar Ramazan Matajn. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor me detaje organizimin e vrasjes, që nga hapja e profileve false në rrjete sociale për të inskenuar vrasjen, e deri tek lënia e takimit me qëllim vrasjen. Për zbardhjen e krimit, hetuesit kanë pyetur me dhjetëra persona të zonës, të cilët dhanë indicie të konfliktit, si dhe komunikimi në celular në rrjete sociale, i cili i bindi se autori ishte banorë i zonës.

Në profilin fals Arjon Hasaj shtirej sikur të ishte vajzë që kishte tezen në Dragoç, në një shtëpi pranë ngjarjes dhe se do ta takonte Ramazanin diku në afërsi. Megjithatë, komunikimi ishte i detajuar për emërtimet e vendeve, çka i dha bindjen hetuesve se autori ishte i zonës.

Lini një Përgjigje