Altin Dumani shkon vetë në sallën e gjyqit...
Ka nisur gjykimi në themel për dosjen e famshme “Metamorfoza”. Pas vendimit të Kushtetueses që legjitimoi përgjimet e “SkyEcc”, nis beteja e parë gjyqësore mbi mesazhet që fundosën grupet kriminale.
Sot në sallën e gjyqit ka qenë vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, për tu përballur me të 7 emrat e arrestuar, mes të cilëve dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Mësohet se ky i fundit sot nuk ka qenë në sallë, teksa është përfaqësuar nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.
Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK ka kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.
Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj kërkon shtyrje të seancës për shkaqe procedurale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.
Ndërkohë nga ana tjetër, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet gjyqi në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Seanca e ardhshme në GJKKO u la më 21 janar 2025.
Akuzat e SPAK
Pëllumb Gjoka, akuzohet për kryerjen e veprave penale :
- “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe
-“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
- “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe
-“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe
-“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
-“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
-“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje