
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Kashar në Lushnjë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, Artan dhe Aleksandër Paja (babë e bir) të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Drejtuesi i makinës ishte 25-vjeçari Aleksandër Paja, i cili ka humbur kontrollon e mjetit, ku fillimisht është përplasur me një bankinë anës rrugës dhe më pas ka rënë në një përrua.

Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Shkodër, ndërsa nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:45 kur 61-vjeçari me iniciale Z. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kamionin. Kamioni drejtohej nga një 48-vjeçar me iniciale M. M. Si pasojë e përplasjes, është plagosur shoferi i makinës dhe pasagjeri që udhëtonte me të, 80-vjeçari me iniciale Gj.C.
Lini një Përgjigje