Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb.
Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.
Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.
Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.
Ndërkohë forca të shumta të policisë por dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar babanë e vajzës, ndërkohë që babai i vajzës ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë të shoqëronte vajzën e tij.
Saimir H., babai i vajzës, ka vijuar të kundërshtojë dhe forcat e policisë së Vlorës kanë përdorur forcën dhe e kanë futur në makinë.
“Po më vdes çupa ore”, dëgjohet ai të thotë.
Lini një Përgjigje