TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 14:24

I dënuar me 11 vite burg për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 11 vite burg për trafik droge, arrestohet

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Ai u arrestua në fshatin Shëmri të Kukësit, ndërsa gjykata e Shkodrës e ka dënuar Edison Dobrushin me 11 vite e 6 muaj burgim.

“I dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, kapet në fshatin Shëmri, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:

Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje