TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 10:58

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy emra në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

40-vjeçari me dy emra është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Endrit Feraru alias Endri Cufi akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotikëve.

Pritet që 40-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë pasi prokuroria e Riminit ka lëshuar në muajin shkurt të vitit 2025 një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, parashikohet dënim deri në 20 vite burgim.

“Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.  

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje