TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2025, 19:45

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

Dy motorë uji janë përplasur me njëri-tjetrin në Golem, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se pasditen e sotme, një 25-vjeçar duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi me incialet P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

31-vjeçari nga Kosova është plagosur dhe u transportua menjëherë drejt spitalit. Bëhet me dije se të dy drejtuesit ishin të pajisur me jelekë shpëtimi, ndërsa po lundronin 800 metër nga perimetri i sigurisë.

“Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, (zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje