TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2025, 17:15

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’; plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek ura e Gjoricës, në Dibër. Mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njeri-tjetrin, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy shoferët.

Aksidenti ndodhi në segmentin e Rrugës së Arbrit, tek ura e Gjoricës mbi lumin Drin. Dy personat e plagosur janë dërguar për mjekim në Spitalin e Bulqizës.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje