TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 13:15

E rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tenton të vetëvritet me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tenton të
Plagoset me armë zjarri 20-vjeçarja në Vlorë

Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen.  Ngjarja ka ndodhur sot pas mesdite, teksa rrethanat janë të paqarta.

E mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që 17-vjeçarja të jetë vetëplagosur.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

plagoset me armë zjarri 20-vjeçarja në vlorë

Lini një Përgjigje