TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2025, 13:09

I bllokuan 2 milionë euro pasuri, Arbër Muçës i sekuestrohet edhe "Lamborgini Urus", si u soll nga Dubai mejti luksoz

Shkruar nga Pamfleti

I bllokuan 2 milionë euro pasuri, Arbër Muçës i

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar Arbër Muçës një automjet luksoz "Lamborgini Urus". Mësohet se rreth një vit më parë iu sekuestrua 2 milionë euro pasuri, të cilat vinin nga veprimtaria kriminale. 

Prokuroria bën me dije se automjeti Lamborgini rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre", njofton prokuroria. 

 

Lini një Përgjigje