
Pak orë pasi u qëllua në një atentat të mundshëm me plumb në kokë pranë pallatit të tij në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi.
52-vjeçari me origjinë nga Dibra nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës pas ngjarjes, pa mundur t’ia dalë.
Reçi u vra pranë pallatit që kishte ndërtuar vetë. Pista kryesore e hetimit është përplasja për shitblerje pronash.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme (13 Nëntor), në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në rrugën 'Faik Konica'.
Reçi rezultonte pronar i kompanisë ELGM. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:00, ashtu sikurse autorët dhe motivet e krimit të rëndë.
Lini një Përgjigje