TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 00:37

Ju bë atentat pranë banesës, kush është biznesmeni që u qëllua me plumb në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Ju bë atentat pranë banesës, kush është biznesmeni

Eduard Reçi, 52 vjeç, ra pre e një atentati me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës te rruga “Faik Konica”, në Tiranë.

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij.

Ai njihet edhe si ndërtues dhe plagosja ka ndodhur pranë një pallati të ndërtuar nga kompania e tij. 

52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. 

"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje