TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2024, 15:00

Plagosi me armë Renato Bajraktarin, ekstradohet nga Gjermania Erland Krasniqi

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë Renato Bajraktarin, ekstradohet nga Gjermania Erland

Një 25 vjeçar nga Kavaja është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermani, pasi akuzohet se 6 muaj më parë ka plagosur me armë zjarri Renato Bajraktarin në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Erland Krasniqi, 25 vjeç u vu në masën e sigurisë arrest në burg nga Shkalla e Parë në Durrës për plagosjen e rëndë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit. I riu u ekstradua në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden. Autori i plasgosjes nga R.B., tek Plepat në Durrës, rrinte prej në Frankfurt prej nga u ekstradua në Shqipëri.

"Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje