TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2024, 12:31

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës 9-vjeçare, arrestohet mësuesi në Korçë; zbardhen mesazhet provokuese

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës 9-vjeçare,

Një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.

Vajzat e akuzojnë mësuesin Bledar Duro, se ka përdorur aplikacionin “ëhatsapp” për t’i ngacmuar.

Burimet e siguruara thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prindërit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policinë e Korçës.

Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse ka kryer një vepër të tillë edhe me nxënëse të tjera të kësaj shkolle.

Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji.

Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.

Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia

Lini një Përgjigje