
15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr.5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve.
15-vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej dy ditësh, i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin. Ditën e sotme edhe në media ai tha se sipas dëshmisë së shokëve, djali i tij është larguar pasi i kishte bërtitur që të sillej mirë.
15-vjeçari u gjet dhe i është dorëzuar familjes. Ai do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa. Në denoncimin e tij, babai i adoleshentit thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike por vetëm i ka kërkuar llogari, ç’ka dyshohet se e ka irrituar 15-vjeçarin.
Lini një Përgjigje