
Tre të rinj kanë plagosur ditën e sotme bashkëmoshatarin e tyre në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë.
Sipas policisë, mësohet se person që ka plagosur me thikë 16-vjeçarin është Rei Islami ndërsa blutë kanë bërë të mundur kapjen e dy adoleshentëve të tjerë.
Islami është një emër i njohur për policinë e Korçës pasi edhe më herët është përfshirë në të tilla ngjarje, duke u dënuar për plagosje e duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, ku ka dalë rreth 1 vit më parë.
Tre të rinjtë i kanë dalë para adoleshentit në fillim të rrugës së gjimnazit, ndërsa ky i fundit ka dalë nga mësimi. Ata janë përleshur dhe e kanë qëlluar me thikë duke e thënë të plagosur.
“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte Rei që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë", dëshmoi 16-vjeçari.
Lini një Përgjigje