TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2024, 14:28

Ngjarje e rëndë në Korçë, tre persona plagosin me thikë një 16 vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Korçë, tre persona plagosin me

Një sherr mes adoleshentësh ka agravuar deri në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të gjimnazit "Raqi Qirinxhi" në lagjen nr.10 në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë janë konfliktuar për motive banale mes adoleshentëve, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe thika teksa njëri prej tyre ka marrë dëmtime më të rënda në fytyre.

Bëhet me dije se adoleshenti i dëmtuar, ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Polica ndërkohë, ka shoqëruar adoleshentin tjetër në komisariat.

Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

Lini një Përgjigje