
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në lagjen “Kipseli”, të kryeqytetit grek.
Sipas të dhënave, në aksident u përfshinë dy motorë që drejtoheshin nga dy të rinj në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”.
Motori i drejtuar nga 18-vjeçari shqiptar u përplas me motorin e një 16-vjeçari dhe për pasojë i riu shqiptar ka fluturuar disa metra në ajër duke marrë plagë të rënda.
Policia njofton se në momentin e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë pa kaskë mbrojtëse. Ndërkohë policia po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Lini një Përgjigje