TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2024, 10:17

Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë një 14-vjeçar në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë një 14-vjeçar

Një sherr mes adoleshentëve, ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në Tiranë “Kolë Jakova”.

Raportohet se një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës në ambientet e shkollës bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje